Comune di Pioltello
Fotografia area Cultura, Sport e Tempo Libero

Konsulta Interkulturore

CFARE ESHTE KONSULTA INTERKULTURORE

Konsulta Interkulturore eshte krijuar nga Keshilli Bashkiak i Pioltellos ne vitin 2000, per te ndihmuar njohjen reciproke ndermjet kombesive te ndryshme te pranishme ne Bashkine tone e per te lehtesuar pjesmarrjen e qytetareve te huaj ne jeten e qytetit tone.

Konsulta eshte pika e takimit ndermjet shoqatave te te huajve, Bashkise, shkollave dhe vullnetareve qe vepron ne ndihme te te huajve. Per kete, Konsulta ndihmon te huajt ne formimin e shoqatave perfaqesuese.

Konsulta Interkulturore paraqet ne administraten bashkiake problemet e te huajve, kordinon iniciativat e shoqatave, shpreh opinionin e saj mbi veprimtarine e bashkise, organizon takime kulturale dhe projekte shoqerore ne bashkepunin me zyren e te huajve ne Pioltello.

Konsulta Interkulturore se bashku me consultat e tjera ekzistuese (sportive, shkolle-Bashki) per te lehtesuar pjesmarrjen demokratike te qytetareve italiane e te huaj ne administrimin e Pioltellos.

 

CFARE NUK ESHTE KONSULTA

Konsulta Interkulturore nuk eshte nje zyre ku kerkohet ndihme per te zgjidhur problemet e vecanta, per shembull per lejen e qendrimit, shtepine apo punen: per kete eshte zyra e te huajve.

Konsulta nuk eshte as nje organ qe i jep para shoqatave: Konsulta ndihmon formimin e shoqatave dhe shfrytezimin nga ana e tyre te strukturave dhe sherbimeve komunale e shkollore.

 

KUSH BEN PJESE NE KONSULTE

Ne Konsulte bejne pjese:

  • Kryetari i Bashkise ose nje kryetar dege
  • Nje perfaqesues i maxhiorances (shumice) dhe nje i opozites se Keshillit Bashkiak
  • Shoqatat e te huajve ne Pioltello
  • Shoqatat vulnetare qe punojne ne favor te te huajve
  • Shkollat e Pioltellos
  • ASL Milano 2

 

Konsulta ka nje President dhe nje zevendes President te zgjedhur nga vete Konsulta. Te pakten njeri prej te dyve eshte i huaj. Nga krijimi i saj Konsulta ka patur gjithmone nje President te huaj. Komunitetet e huaja te panishme ne Konsulte mund te kontaktohen prane qendrave te tyre perkatese.

 

SI MUND TE MARRESH PJESE NE KONSULTE

N.q.se je i huaj e do te marresh pjese ne konsulte duhet te besh pjese ne nje shoqate te perbere te pakten nga pese qytetare te huaj banues ne Pioltello. Nuk eshte e nevojshme qe te jene te gjithe te te njejtes kombesi. Duhet te regjistrosh Shoqaten tende ne ALBO te Shoqatave te Pioltellos. Regjistrimi behet falas dhe shume thjesht: kerko formularin ne Zyren e Marredhenieve me Publikun (URP) te Bashkise ose mund te kerkosh ndihmen nga zyra e te huajve.

Nuk eshte e nevojshme te regjistrosh Shoqaten prane nje noteri apo ne regjistrin publik me pagese. Mbasi te kesh regjistruar Shoqaten ne ALBO zgjidhni midis jush nje perfaqesues e komunikoni emrin e tij prane Zyres te te Huajve: ky person do te ftohet cdo here qe mblidhet konsulta. Mbledhjet e Konsultes jane publike e zhvillohen zakonisht ne Pallatin Bashkiak ne mbremje.

 

CFARE BEN KONSULTA

Periodikisht Konsulta Interkulturore organizon takime te hapura mbi temat e ballafaqimit ndermjet kulturave te ndryshme, mbi paqen, mbi te drejtat e njeriut dhe mbi problemet e te huajve te emigruar ne Itali.

Ja disa nga iniziativat kryesore te ndermarra nga Konsulta ne dy vjet e gjysem te aktivitetit te saj:

  • " Nen te njejtin qiell: te drejtat e mohuara te grave afgane", manifestim ne bashkepunim me Amnesty International e Emergency
  • Nderhyrje ne kuvendin "Siguria e qytetaret e huaj" e Martesana
  • Nje takim publik ndermjet qytetareve te hauj dhe administrates bashkjake
  • "Islamizmi dhe perendimi: cila eshte e ardhmja e perbashket?" tryeza e rumbullaket duke u nisur nga ngjarjet e 11 shtatorit 2001
  • "Ligji i ri mbi emigrazionin", takim informues mbi ligjin Bosi-Fini
  • " Rregullimi nga ana ligjore i punetoreve te huaj", takim informues mbi Sanatoria 2002
  • "Pioltello kunder luftes", manifestim ne rruget e qytetit
  • "Nje pasuri per kolektivitetin: puna e grave te huaja", mbledhje ne bashkepunin meKaritas Ambrosiana

 

PJOJEKTE TE LINDURA NGA KONSULTA

Konsulta Interkulturore ka zhvilluar deri tani edhe disa projekte te cilat i kane proposuar ne Administraten Bashkiake:

  • projekt mbi ndermjetesine gjuhesore-kulturale drejtuar shkollave te Pioltellos per te lehtesuar mirepritjen e femijeve te huaj te vegjel dhe raportet midis familjeve te tyre e mesuesve (projekt qe ka filluar ne vitin 2001 e vazhdon akoma)
  • krijimi i nje hapesire per mbledhjet e Shoqatave te qytetareve te huaj qe marrin pjese ne veprimtarite e tyre
  • komunikimi dhe shkembimi me Konsultat Interkulturale te Bashkive te tjera ne rrethin e Milanos

 

INFORMACIONE TE JERA

Per informacione te tjera mund ti drejtoheni Zyres se te huajve ne rrugen Wagner n° 21, tel. 02-92592020.

Mund ti drejtoheni ghithashtu Zyres se marredhenieve me pubblikun ne Bashki, tel. 02-92366319.

Konsulta ka edhe nje adrese e-mail: consultaintercultura@tiscali.it

qe gjendet edhe ne sitin e Bashkise: www.comune.pioltello.mi.it

Vedi anche

  •